Mish pule me perime

Nga: ZONJA KATERINA

300-400 gr mish pule

1 kungull

1 karrotë

1-2 patate

1-2 patëllxhanë

2-3 speca

1 qepë të thatë

2-3 domate

1 ½ lgj salcë

1 lç piper të kuq

1 lgj miks erëzash

½ gotë verë

4 lgj vaj ulliri

1 spec djegës

Kripë, piper i zi

Në një tenxhere hedhim vajin e ullirit dhe sapo të ngrohet vendosim mishin e pulës të prerë në copëza. E kaurdisim mishin për 1-2 minuta sa të ndryshojë ngjyrë dhe më pas shtojmë të gjitha perimet të prera në kubikë. Shtojmë verën dhe më pas salcën e domates, erëzat miks, kripë, piper dhe ½ gotë ujë të ngrohtë. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë avash avash në temperaturë të ulët.