Prindërit e nxënësve të  shkollës “Emin Duraku” kanë refuzuar t’i çojnë fëmijët e tyre në këtë godinë pasi sipas tyre, ekspertiza për sigurinë e shkollës ështq jotransparente.

Ata po firmosin një peticion ku kërkojnë transparencë të ekspertizës  dhe deri tani numri i firmave ka shkuar 220 për t’iu drejtuar më pas drejtorisë së shkollës.

Sipas tyre sot janë paraqitur dy ekspertë, por nuk janë lejuar të hyjnë brenda nga drejtoria.

Shkolla “Emin Duraku” u rikonstruktua në vitin 2016, por tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të shumta te godina duke ngritur pikëpyetje për cilësinë e ndërtimit.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz