Prindërimi është punë e vështirë. Të gjithë duam të jemi prindër të mrekullueshëm, por askush nuk ta mëson si të jesh prind i mirë – duhet ta gjesh vetë. Ka ulje dhe ngritje, dhe mund të jetë e vështirë që të jesh prindi i përsosur, çdo ditë. Prioriteti kryesor është të sigurohesh që fëmija juaj është i lumtur, i mirëushqyer, i dashuruar dhe i sigurtë.

Ja 50 gjëra që mund të bëni, për të qenë një prind i mrekullueshëm.

Mos u përpiqni të ndreqni gjithçka. Shpesh herë fëmija juaj do të ketë nevojë për ndihmë, por mos nxitoni ta ndihmoni çdo herë, pa u menduar. Ndonjëherë duhet lënë t’i zgjidhë vetë problemet e veta, kështu do të mësojnë të mbshteten tek vetja.

Kushtoju vëmendje interesave të fëmijës, me qëllim që t’i ndihmoni t’i zhvillojnë.

Ndani sa më shumë eksperienca që të mundeni me fëmijën. Që nga sportet, tek leximi dhe veshja, këto eksperienca do të shndërrohen në talente në të ardhmen.

Një herë në javë, lëreni ta vendosë fëmija juaj se ç’duhet të hani për darkë.

Mbani mend që disiplina dhe ndëshkimi janë dy gjëra të ndryshme.

Lexoni libra me fëmijën tuaj për të paktën një çerek ore çdo ditë. Kjo është mënyrë shumë e mirë për t’u lidhur me të.

Inkurajoni kohën në familje. Kjo u bën të mundur fëmijëve të lidhen fort me familjen e zgjeruar.

Pranojeni kur e keni gabim. Pas një dite të vështirë, mund t’i bërtisni fëmijës. në vend që të ndiheni fajtor në fshehtësi, kërkoni falje, për t’i mësuar fëmijët me drejtësinë dhe ndershmërinë.

Pranoni që partneri/partnerja juaj mund të ketë ide të ndryshme në lidhje me prindërimin dhe më pas bëni një kompromis që ju bën të dy të kënaqur.

Mos ushtroni trysni mbi fëmijën që të mësojë. Nëse fëmija ankohet në mënyrë të përsëritur për leksionet e violinës, mos e detyroni të shkojë. Kështu vetëm sa do e bëni të përballet me stresin dhe shqetësimin.

Mbani pritshmëri të larta për fëmijën tuaj, por qëndroni gjithmonë realistë.

Vlerësojeni fëmijën sa herë që ka sukses në diçka, me qëllim që ta dijë se ka prindër që e mbështesin.

Bëjini fëmijës tuaj pesë pyetje me ”ty” përditë, si për shembull “A të pëlqeu ty dreka?”, apo “A u kënaqe ti sot në shkollë?”

Mësojani fëmijës përgjegjësitë ndërkohë që është i vogël. Që nga vendosja e kukullave në kutinë e lodrave, deri tek hedhja e kutisë së lëngut në koshin e mbeturinave, fëmija juaj nuk është asnjëheë shumë i vogël për t’u vetëdijësuar mbi botën që e rrethon.

Cdo ditë, hani një vakt së bashku si familje. Fëmija juaj mund të mos kujtojë çdo vakt, por gjithmonë do e mbajë mend traditën.

Duajini fëmijët tuaj njësoj, por mbani mend se ata janë unikë në mënyra të ndryshme.

Mos u vini “etiketë” fëmijëve. Nëse e bëni, do e kenë shumë të vështirë të dalin prej saj.

Bëhuni nga pakëz “budallenj” me fëmijën tuaj. Tregojuni fëmijëve shaka “budallaqe”, dhe nxitini të sajojnë shakatë e tyre dhe t’jua thonë.

Dëgjojeni fëmijën, pa i injoruar mendimet e tyre, se janë të vegjël.

Jepuni fëmijë lodra me ndërtim, si Lego apo blloqe. Kjo do ua nxisë kreativitetin.

Shijojini momentet e mëdhenj. Të jesh prind është gjë e vështirë, me ulje e ngritje – shijojini momentet e mrekullueshme.

Mos krahasoni fëmijët tuaj me të tjerët. Ata janë unikë dhe krahasimi i njerëzve është më shumë i dëmshëm, se sa i dobishëm.

Nxiteni fëmijën që të menxojë për të ardhmen, por pa i ndikuar vendimet e fëmijës.

Mbajeni televizorin në dhomën e ndenies. Kjo nxit kohë familjare dhe i jep fëmijës më pak shpërqëndrime, atëherë kur duhet të jenë duke fjetur.

Mbajeni kremin e diellit pranë pastës së dhëmbëve të fëmijës përditë, dhe lyejeni përditë si pjesë e rutinës, në muajt e verës.

Shkoni me fëmijën në vende të ndryshme, si muze, pishinë, librari dhe parqe, për të zgjeruar interesat e tyre.

Jepuni fëmijëve dhurata që zgjojnë interesat e tyre.

Ekspozoni gjërat që fëmija bën për ju në shtëpinë tuaj, për të treguar se jeni krenarë.

Prezantojini fëmijët tuaj me miqtë tuaj më interesantë.

Jepuni zgjedhje fëmijëve, që t’i ndihmoni të punojnë me aftësitë e tyre në vendim-marrje.

Një pjesë të shtëpisë “lijeni mënjanë” si hapësirë loje për fëmijët.

Pranojeni fëmijën për atë që është.

Thuajini fëmijës që doni shumë të luani me të, dhe se është po aq argëtuese për ju, sa edhe për të.

Tregojuni fëmijëve tuaj histori mbi ata vetë kur kanë qenë bebe.

Lërini fëmijët t’ju ndihmojnë ndërkohë që gatuani, me qëllim që t’i ndihmoni të zhvillojnë interesin tek gatimi.

Përqafojeni fëmijën çdo ditë.

Hiqeni telefonin kur po luani po lexoni me fëmijën.

Mbani mend se kur të jenë adoleshentë, do kenë mësuar të shkojnë vetë në banjë, kështu që mos u shqetësoni shumë herët për këtë.

Mos e detyroni fëmijën të përqafojë apo puthë të afërmit apo miqtë, nëse nuk duan. Ata e dinë se me kë ndihen rehat dhe çfarë nuk duan të bëjnë.

Mbani një ditar të të gjithë gjërave argëtuese që thotë fëmija juaj, për t’ua treguar kur të rriten.

Praktikoni atë që predikoni – ndiqni dhe vetë rregullat që u mësoni fëmijëve.

Një herë në javë organizoni natën e filmit me fëmijën tuaj. Eshtë një mënyrë jo e kushtueshme, e lehtë që të krijoni lidhje.

Besojuni instikteve tuaja kur flitet për fëmijën tuaj – ju e njihni më mirë se kushdo.

Angazhohuni me arsimimin e fëmijës tuaj, duke marrë pjesë në takime me prindër dhe duke i ndihmuar me detyrat e shtëpisë.

Dilni me fëmijën në shëtitje të gjata, me qëllim që të shijojnë magjinë e natyrës, ndërkohë që krijojnë lidhje me ju.

Pranoni që të dy, ju dhe fëmija juaj, do të keni të meta.

Numëroni deri në 10 para se të reagoni ndaj zemërimit apo trishtimit të fëmijës suaj.

Blini një libër me barcaleta, që t’i tregoni fëmijës suaj nga një barcaletë përditë.

Tregojini shumë dashuri fëmijës suaj. Mbajani dorën kur ecni bashkë, dhe bëni “qepalla!” kur fëmija ka lajme të mirë.

Flisni me fëmijët tuaj si të barabartë dhe respektoni mendimet e tyre.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz