E mërkurë, 5 Gusht, 2020

Ndodh edhe kjo! 37-vjeçari nga Patosi dënohet me 8 muaj burg pasi bleu një thikë online

Duhet të lexoni

Xhirojnë miliona euro produkte ushqimore dhe nuk njohin asnjë detaj të ligjit për ushqimin, ja ku gabojnë bizneset

Nga Marjon Gorica Siguria ushqimore është kthyer në kryefjalë të bisedave dhe debateve publike kohët e fundit, duke i kushtuar...

Xhirojnë miliona euro produket ushqimore dhe nuk njohin asnjë detaj të ligjit për ushqimin, ja ku gabojnë bizneset

Nga Marjon Gorica Siguria ushqimore është kthyer në kryefjalë të bisedave dhe debateve publike kohët e fundit, duke i kushtuar...

Mirënjohja për dr.Kominin dhe 17 ditët e ankthit të familjes së prekur nga Covid 19

Nga Marjon Gorica Sot jam kontaktuar nga një mik i imi, me të cilin prej pak kohësh nuk kam pasur...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

E ndërsa blerjet on-line janë kthyer në trend, rastet që nga zgjedhja e bërë në internet mund të përfundosh në burg janë të rralla. Një djalë nga Patosi është dënuar me 8 muaj burg, sepse ka blerë një biçak në Hong Kong. Vendimi është dhënë nga Gjykata e rrethit Gjyqësor në Fier më 2 dhjetor. Saimir Mitescu (Hoxhaj) i martuar me tre fëmijë, banues në lagjen ‘29 Marsi’ në Patos, tregon se nga mesi i këtij viti pëlqeu një biçak në internet që kushtonte 19 dollarë dhe e porositi në ebay.

Porosia mbërriti disa javë më vonë me postë në Tiranë. 37-vjeçari njoftohet dhe shkon ta marrë. Mësohet se atje takon edhe punonjës të policisë të cilët e marrin në pyetje. Mitescu u tregon se porosinë e bërë e donte për të ndihmuar në therjen e gicave, pasi ka një stallë dhe disponon edhe licencë, e ndërsa biçakun ia kanë sekuestruar. Disa javë më pas, 37-vjeçari tregon se, policia e thërret sërish dhe e çon në gjykatë, pasi ndaj tij kishte nisur një proces gjyqësor. Pas disa seancave, gjykata e dënon me 8 muaj burg.

I ndodhur përballë këtij fakti, Mitescu ka edhe një apel për të gjithë ata që bëjnë blerje on-line. “Porosita një thikë on-line, më vjen me postë. Në momentin që më vjen në postë e cilësojnë armë të ftohtë. E marrin në dorë organet kompetente dhe me lajmërojnë që është cilësuar; armë e ftohtë dhe do të gjykohesh për këtë armë. Kam bërë blerje online, por jo thika. Duke menduar se nuk do të bënte problem një biçak. Kush e mendonte se do të cilësohej si armë dhe e rrezikshme dhe të dënohesha. Më kanë dënuar me 8 muaj burg. E kam apeluar çështjen. Besoj që në Apel të ma ulin si vendim ose…se di. Dua t’ju bëj thirrje njerëzve që të kenë kujdes se çfarë porosisin në internet. Mund të përfundojnë në burg për diçka që cilësohet e rrezikshme, që mund të jetë dhe antike. Ata më thonë se duhet të kisha marrë leje nga kompetentët. Se kam ditur në fillim. Pasi nisi gjyqi shkova dhe u interesova me pas kësaj del se nuk kam nevojë për leje që të blejë një biçak.”, tha Mitescu.

Mbi Mitescun rëndon vepra penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Vendimin e gjykatës së Fierit Mitescu e ka apeluar dhe pret që drejtësia të veprojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Takimi i z.Ruçi me z.Arben Shehu është fillim i mbarë, i rëndësishëm dhe i domosdoshëm i KLSh-së….

Nga Fejzo Subashi Kur institucionet Kushtetues, dhe jo vetëm kushtetues, drejtohen nga njerëz që nuk vijnë vetëm si suport dhe...

Zv.ministri i Mbrojtjes, Koçi: Zjarrvënia është tradhëti kombëtare!

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, është shprehur lidhur me zjarrëveniet e ditëve të fundit. Ai thotë se ky veprim konsiderohet si tradhëti kombëtare, dhe...

Ju nuk duhet ta adhuroni dhe ta urreni Albin Kurtin, ma shumë se një njeri të ditur dhe adekuat për institucionet e Kosovës!?

Shkruan: Refiqe Hamiti Zoti fal mëkatet e të gjithëve por njeriu i sotëm e ka vështir të kuptojë se kur e bënë mëkatin! Edhe kur ju...

Ja cila është temperatura ideale për kondicionerin gjatë verës

Temperatura e kondicionerit në shtëpi gjatë verës duhet të jetë e tillë që në ambientet e brendshme të jetë rreth 10 gradë më poshtë...

Ndërron jetë si pasojë e Covid mjeku i njohur i Tropojës

Burime për mediat bëjnë me dije se mjeku i njohur, Anibal Byberaj ka ndërruar jetë mbrëmjen e së dielës nga Covid-19. Pneumologu ishte paraqitur një ditë...

Më shumë artikuj të ngjajshëm