E enjte, 24 Shtator, 2020

Zbardhet drafti i amnistisë në burgje, kush përfiton dhe kriteret që kërkohen

Duhet të lexoni

Si në përralla, Mark Frroku bën propozimin e veçantë për Rudinën

Në një mjedis tepër të veçantë dhe i kujdesur në detaje, biznesmeni Mark Frroku i ka propozuar Rudina Dembacajt. Këtë...

Një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi shpall kriteret

Kuvendi i Shqipërisë rishpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me...

Klevi Pojana: Më 25 prill të ngrejmë një sistem të ri të mbështetur mbi vlera dhe në qendër të së cilit të jetë qytetari...

Me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, i shoqëruar dhe me një video në lidhje me aktivitetin e tij...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Ministria e Drejtësisë ka hartuar së fundmi një draft për amnistinë që do të jepet për të burgosurit në IEVP-të e vendit tonë. Ky draft është pohuar edhe nga vetë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila ditën e djeshme u shpreh se propozimi është depozituar nga Ministria e Drejtësisë në Këshillin e Ministrave dhe pritet të miratohet ditët në vijim. Gjonaj tha gjithashtu se prioritet në këtë amnisti kanë gratë, të miturit dhe të moshuarit. “Ministria e Drejtësisë e ka depozituar propozimin e saj në Këshillin e Ministrave dhe Këshilli i Ministrave do ta miratojë ditët në vijim, duke përfshirë të gjitha kategoritë që ne i kemi pasur më shumë prioritet, siç janë gratë, të miturit dhe të moshuarit”, është shprehur Gjonaj. Gazeta “Shekulli”, ka siguruar draftin e plotë të hartuar nga grupi i punës në Ministrinë e Drejtësisë, që më pas është dorëzuar në Këshillin e Ministrave. Më poshtë, sjellim përmbajtjen e plotë të draftit të amnistisë, ku përcaktohen nenet që përfitojnë nga kjo amnisti, si dhe kriteret që të dënuarit duhet të plotësojnë për ta përfituar.

Qëllimi dhe parimet e ligjit

Qëllimi i këtij ligji është të përjashtojë nga vuajtja tërësisht ose pjesërisht e dënimit dhe e ndjekjes penale, të gjithë personat që plotësojnë kriteret, sipas dispozitave të këtij ligji.

Dhënia e amnistisë sipas këtij ligji, udhëhiqet nga:

a) parimet e humanizmit;

b) arritjes së qëllimit të dënimit;

c) rrezikshmërisë së ulët të personave që amnistohen;

ç) edukimit dhe rehabilitimit;

d) mbrojtjes së interesit publik; si dhe

dh) dhënies së mundësisë së integrimit më të lehtë dhe më të shpejtë të të dënuarve të mitur dhe femra.

Neni 2

Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji, me termat e mëposhtëm kuptohet:

a) “I dënuar”, në kuptim të këtij ligji, konsiderohen:

personat e dënuar nga gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm dhe gjykatat e shkallës së parë për krime të rënda dhe që brenda afatit ligjor nuk është bërë ankim në gjykatat respektive të apelit, duke marrë formë të prerë brenda datës 30.09.2019;

personat e dënuar deri në datën 30.09.2019 nga gjykatat e apelit;

III. personat e dënuar deri në datën 31.07.2017 nga Gjykata e Lartë, kur kjo e fundit ka shqyrtuar çështje në themel dhe ka disponuar me vendim sipas parashikimeve të nenit 441 germat b, c dhe d, të Kodit të Procedurës Penale dhe për personat e dënuar deri në datë 30.09.2019 nga Gjykata e Lartë e cila ka disponuar me vendim sipas parashikimeve të nenit 441, germa b, të Kodit të Procedurës Penale;

personat e dënuar deri në datën 31.07.2017 nga Gjykata e Lartë, kur kjo e fundit ka gjykuar si shkallë të parë.

b) “Person që i është shmangur drejtësisë” në kuptim të këtij ligji, është shtetasi që i është shmangur ekzekutimit të vendimit të formës së prerë të dënimit apo vendimit për caktimin e masës së sigurimit personal të dhënë nga gjykata, apo shtetasi që i është shmangur procesit hetimor dhe/ose ndjekjes penale të kryer nga organi publik i ushtrimit të ndjekjes penale deri në datën 30.09.2019.

Neni 3

Kriteret për përfitimin e amnistisë

Amnistohen personat e dënuar meshkuj me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën, pezullimin e dënimit me burgim ose çdo lloj dënimi tjetër alternativ, për dënime të dhëna, deri në datën 30.09.2019, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.

Amnistohen personat e dënuar femra dhe të mitur me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën, pezullimin e dënimit me burgim ose çdo lloj dënimi tjetër alternativ, për dënime të dhëna deri në datën 30.09.2019, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.

Amnistohen personat e dënuar meshkuj me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet.

Amnistohen personat femra dhe të mitur të dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet.

Amnistohen personat e dënuar femra, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç.

Amnistohen personat e dënuar meshkuj, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç.

Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.

Të gjithë të dënuarve femra dhe të mitur që nuk plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti, sipas paragrafëve 2, 4, 5 dhe 7 të këtij neni, u zbritet 1/4 e dënimit të mbetur, pavarësisht kritereve ndaluese të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji. Nuk përfitojnë sipas këtij paragrafi, personat e dënuar përsëritës të së njëjtës vepër penale.

Neni 4

Kriteri ndalues për përfitimin e amnistisë

Pavarësisht nga parashikimet e nenit 3, pikat 1, 3 dhe6, të këtij ligji, nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar për:

a) krime kundër njerëzimit, të parashikuara në nenet 73, 74, 74/a e 75 të Kodit Penal;

b) krime kundër jetës, të kryera me dashje, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 81, 82, 83, 83/a, 83/b e 84/a, të Kodit Penal, si dhe në nenin 77, të Kodit Penal Ushtarak;

c) vepra penale të kryera me dashje kundër shëndetit, të parashikuara në nenet 86, 87, 88, 89/a e 99, të Kodit Penal;

ç) krime seksuale, të parashikuara në nenet 100, 101, 102, 102/a, 103, 104, 105, 106, 107/a, 108 dhe 108/a, të Kodit Penal;

d) vepra penale kundër lirisë së personit, të parashikuara në nenin 109, paragrafi i dytë dhe i tretë, në nenet 109/b, 109/c, në paragrafin e dytë të nenit 110, në nenet 110/a, 110/b, 110/c dhe 111, të Kodit Penal;

dh) vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, të parashikuara në nenin 114 dhe në paragrafin e dytë dhe të tretë, të nenit 117, të Kodit Penal;

e) vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 124, paragrafin e dytë e të tretë, të nenit 124/b, në nenet 128/a,128/b, 129 e 130/a, të Kodit Penal;

ë) vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, të parashikuara në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 134, në nenet 135, 136, në paragrafin e dytë, të nenit 137/a, në paragrafin e dytë, të nenit 138, në nenet 138/a, 139, 140, 141, 141/a, në paragrafin e dytë të nenit 143, në nenet 143/a, 143/b, 144/a, 151, 152, në paragrafin e dytë të nenit 156, në paragrafin e dytë të nenit 159, në nenet 164/a, 164/b, 175, në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 180 e në nenin 181/a, të Kodit Penal, si dhe në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 59, të Kodit Penal Ushtarak;

f) vepra penale kundër falsifikimit të monedhave dhe letrave me vlerë, të parashikuara në nenet 183, 184, në paragrafin e dytë të nenit 185, të Kodit Penal;

g) vepra penale kundër falsifikimit të dokumenteve, të parashikuara në nenin 186, në paragrafin e dytë të nenit 186/a, 187, 188, në nenet 189 e 191, në paragrafin e dytë të nenit 192/b, të Kodit Penal;

gj) vepra penale kundër mjedisit, të parashikuara në nenin 206/a, në paragrafin e dytë të nenit 206/b, të Kodit Penal;

h) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues, të parashikuara në nenet 208, 209, 210, 211, 212, 213, 214, 215, 216, 217, 218, 219, 220, 221, 222, 223, 224 e 225, të Kodit Penal;

i) krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera, të parashikuara në nenet 226 e 228 të Kodit Penal;

j) vepra me qëllime terroriste, të parashikuara në nenet 230, 230/a, 230/b, 230/c, 230/ç, 230/d, 231, 232, 232/a, 232/b, 233, 234, 234/a dhe 234/b, të Kodit Penal;

k) krime kundër autoritetit të shtetit, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 235, në paragrafin e dytë të nenit 236, në nenet 237, 238, 243, 244, 244/a, 245, 245/1, 248, 248/a, 250, 257/a, 258, 259, 259/a, 260, 265, 265/a, 265/b, 265/c, 266, 267, 270, në paragrafin e parë, të katërt, të pestë, të gjashtë dhe të shtatë të nenit 278, në nenin 278/a, në paragrafin e dytë të nenit 282, në nenin 282/a, në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 283, në nenin 283/a, në nenin 284, në nenet 284/a, 284/c, 284/ç, 285, 286, 287, 287/a, 287/b, 288, në paragrafin e dytë të nenit 289, në paragrafin e dytë, të tretë, të katërt të nenit 290, në nenet 293/a, 293/b, 293/c, 294, në paragrafin e parë, të tretë, të pestë dhe të gjashtë të nenit 295/a, në nenet 298, 299, të Kodit Penal, dhe në nenin 70, të Kodit Penal Ushtarak;

l) vepra penale kundër drejtësisë, të parashikuara në paragrafin e dytë të nenit 302, në paragrafin e dytë të nenit 309, në nenin 313/a, në paragrafin e dytë dhe të tretë të nenit 313/b, në nenet 314, 316, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh, 319/e, në paragrafin e dytë të nenit 323, në paragrafin e dytë të nenit 324, të Kodit Penal;

ll) vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, të parashikuara në nenet 326, 326/a, 327/a, në nenin 328, në nenin 328/a, 328/b, në nenin 329, në nenet 330/a, 331, 331/a, 332 dhe 332/a, të Kodit Penal;

m) vepra penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale, të parashikuara në nenet 333, 333/a dhe 334, të Kodit Penal.

Pavarësisht nga parashikimet e nenit 3, pikat 2, 4, 5 dhe 7, nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat e dënuar për:

a) krime kundër jetës, të parashikuara në nenet 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 81 të Kodit Penal;

b) vepra penale të kryera me dashje kundër shëndetit, të parashikuara në nenin 87, në paragrafin e dytë, të nenit 88 të Kodit Penal;

c) krime seksuale, të parashikuara në nenet 100, 101, 103, 104, 107/a, 108 të Kodit Penal;

ç) vepra penale kundër lirisë së personit, të parashikuara në nenin 109, 109/b, të Kodit Penal;

d) vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, të parashikuara në nenin 128/b të Kodit Penal;

dh) vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, të parashikuara në nenin 139, 140, 141 të Kodit Penal;

e) vepra me qëllime terroriste, të parashikuara në nenet 234/a dhe 234/b të Kodit Penal

ë) krime kundër autoritetit të shtetit, të parashikuara në nenet 278/a, 282/a dhe 284/a të Kodit Penal;

f) vepra penale të kryera nga banda e armatosur dhe organizata kriminale, të parashikuara në nenet 333, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat, të cilët i janë shmangur drejtësisë, sipas përcaktimit të nenit 2, germa b, të këtij ligji.

Nuk përfitojnë nga kjo amnisti, subjektet e përcaktuar në nenin 3, pikat 1, 3 dhe 6, të këtij ligji, në rast se janë përsëritës të së njëjtës vepër penale.

Neni 5

Kushtet për dhënien e amnistisë nga ndjekja penale

Pushohen ndjekjet penale për çështjet në hetime paraprake, për çështjet në proces shqyrtimi në seancë paraprake ose në proces shqyrtimi nga gjykatat në të gjitha nivelet, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe procedimi, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri në datën 30.09.2019, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim në maksimum deri në 2 vjet, ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, me përjashtim të veprave të parashikuara nga neni 4 i këtij ligji, si dhe paragrafi i parë i nenit 124/b, paragrafi parë i nenit 235, paragrafi i parë i nenit 236,paragrafi i parë i neni 246,neni 246/a dhe paragrafi parë i nenit 247, të Kodit Penal.

Nuk përfitojnë nga ky nen personat, që i janë shmangur ndjekjes penale apo procesit hetimor të kryer nga organi procedues deri në datën 30.09.2019 ose personat përsëritës të së njëjtës vepër penale.

Nuk përfitojnë nga ky nen të gjithë personat, të cilët mbajnë apo kanë mbajtur një funksion publik dhe janë subjekt i ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar, si dhe personat funksionarë publikë, që janë në ndjekje penale në hetime paraprake ose në proces shqyrtimi gjyqësore në çdo fazë apo nivel gjykimi.

Nuk përfitojnë nga ky nen, personat, e akuzuar për një nga veprat penale që parashikon neni 59, i Kodit të Procedurës Penale.

Neni 6

Të drejtat civile në procesin penal

Nga zbatimi i këtij ligji nuk cenohen të drejtat civile në procesin penal dhe as shpenzimet gjyqësore të kryera gjatë gjykimit deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Si në përralla, Mark Frroku bën propozimin e veçantë për Rudinën

Në një mjedis tepër të veçantë dhe i kujdesur në detaje, biznesmeni Mark Frroku i ka propozuar Rudina Dembacajt. Këtë...

Një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi shpall kriteret

Kuvendi i Shqipërisë rishpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e “vakancës së...

Klevi Pojana: Më 25 prill të ngrejmë një sistem të ri të mbështetur mbi vlera dhe në qendër të së cilit të jetë qytetari...

Me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, i shoqëruar dhe me një video në lidhje me aktivitetin e tij politik në njësinë 8,  nënkryetari...

Covid 19/ Bie numri i të infektuarëve, 3 persona ndërrojnë jetë

Rënie e lehtë e numrit të personave të prekur nga COVID-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë 121 raste të reja...

Veliaj në njësinë 7: Transformimi në rrugën ‘Artan Lenja’, premtim i mbajtur për banorët!

Paraditen e sotme kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ka qënë në një inspektim në njësinë nr.7, ku ka parë nga afër investimin e...

Më shumë artikuj të ngjajshëm