Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka dhënë masën e arrestit me burg për Edlira Shehun, ish sekretaren gjyqësore pranë Gjykatës Administrative të Vlorës.

Ajo akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak” thuhet në njoftimin e policisë të datës 12 dhjetor 2019.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz