Hyrja e emigrantëve në vend, Mali i Zi vendos ushtrinë në kufij

Hyrja e emigrantëve në territorin e Malit të Zi për të shkuar më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian e ka detyruar shtetin ballkanas të ndërmarrë masa ekstreme për ndalimin e emigrantëve të jashtëligjshëm.

Mali i Zi ka vendosur ushtrinë përgjatë territorit të tij.Kjo masë vjen pas rritjes së numrit të emigrantëve  që vijnë nga vendet e Lindjes për të kaluar më pas ne vendet e BE, nëpërmjet kufirit malazez.

Rreth 8,000 emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut kanë kaluar tranzit Malin e Zi në vitin 2019 – gati dyfish më shumë se vitin paraprak, ka njoftuar më herët Organizata Ndërkombëtare për Migrimin.

“Ushtria do të angazhohet në mbrojtjen e kufijve të shtetit dhe do t’i ndihmojë agjencitë e sundimit të ligjit”, tha të premten Këshilli për Mbrojtje dhe Siguri i Malit të Zi.

Ndërkohë një masë e tillë do të vihet në zbatim në fund të këtij viti ku ushtria malazeze do të nisë monitorimin e kufirit.

Që nga fillimi i 2019-tës, policia ka arrestuar 51 persona të dyshuar si trafikantë të emigrantëve të cilët mendohet se marrin shuma të konsiderueshme parash për t’i çuar emigrantët në vendete BE.