Barcelona dhe Neymar me sa duket nuk mund të bëjnë pa njëri-tjetrin.Pas largimit nga klubi katalanas për te Paris-Saint German tentativat për të rikthyer brazilianin në Spanjë kanë qenë të shumta, por klubi francez bllokoi çdo transferim.

Sidoqoftë, pas rikthimit nga dëmtimi, sulmuesi po vazhdon të performojë mjaft mirë dhe Barcelona është e gatshme të rikthehet përsëri te pista që të çon te braziliani. Shuma që PSG kërkoi për Neymar verën e kaluar, ishte plot 222 milionë euro dhe barcelona po shpreson që ta sigurojë duke shitur lojtarë të tjerë.

Sipas gazetës katalanase Mundo Deportivo, Neymar është objektivi numër një i drejtuesve të Barcelonës për vitin 2020. Gjatë kohës që Neymar ka qenë pjesë e Barcelonës ai gëzoi suksese të mëdha, duke shënuar 105 gola në 186 paraqitje. Ai fitoi gjithashtu dy tituj të La Liga, tre Copa Del Rey dhe një Champions League në 4 sezone që ai u aktivizua me Barcelonën.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz