Edhe fubolli është solidar në raste fatkeqësishë dhe në momente të vështira.

Një ndeshje miqësore do të zhvillohet në” Air Albania Stadium” dhe të ardhurat që do të arkëtohen do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.Ka qenë Andi Lila, kreu i Sindikatës së futbollistëve, që është angazhuar  për të zhvilluar një ndeshje miqësore mes veteranësh.

Mes tyre do të ketë edhe futbollistë që kanë luajtur me kombëtaren shqiptare dhe organizimi do të mbështetet nga yje të Italisë që janë shpallur kampion bote në vitin 2006.Gjithashtu do të marrin pjesë veteranë të Turqisë së vitit 2002 që zuri vendin e tretë në Kampionatin Botëror të Janponisë.

Në ndeshje do të marrin pjesë edhe veterantë e greqisë të Euro 2004 që u shpallën kampion Europe.Këta të fundit kthehen në Shqipëri në një stadium të ri, aty ku u mundën më parë kur stadiumi quhej “Qemal Stafa”.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz