Zhduken në mënyrë misterioze dy të miturit shqiptar

Vëlla dhe motër janë zhdukur në rrethana misterioze pa lënë asnjë gjurmë.
Kjo ngjarje është regjistruar në Hajvali të Kosovës.
Kanë qenë familjarët e dy të zhdukurve që kanë dhënë alarmin në polici. Pasi mori dëshminë e prindërve, policia nisi nga puna për gjetjen e dy fëmijëve të mitur.
‘Dy raportuesit një femër dhe një mashkull K-Shqiptar kane raportuar se dy fëmijët e tyre të mitur një femër dhe mashkull K-Shqiptar janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre’, thuhet në raportin e policisë.