Trupi i Soleimanit mbërrin në Iran, turmat e presin si hero

Trupi i gjeneralit Kasem Soleimani i cili të vrarë në një sulm nga forcat ajrore të SHBA në Baghdad ka mbërritur në Iran.Ai është pritur si hero  kombëtar dhe Irani ka shpallur tre ditë zie në gjithë vendin.

Homazhet janë kryer fillimisht në qytetin perëndimor të Ahvaz ndërkohë ditën e sotme do të ketë një shërbim funerali në qytetin verilindor të Mashdah dhe të hënën trupi i gjeneralit do të transferohet në Teheran ku do i jepet dhe lamtumira e fundit. Në kryeqytetin e Irakut, Bagdat, homazhet u bënë ditën e djeshme.Aty mbeti i vdekur edhe komandanti irakian Abu Mahdi al-Muhandis.

Soleimani u vra të premten në një sulm ajror të SHBA me urdhër të Trump.

Sipas presidentit të SHBA Soleimani po përgatitej për sulme të mundshme duke e konsideruar atë terroristin numër 1 në të gjithë botën.Marrëdhëniet mes tre vendeve janë në kulmin e tensionit teksa Irani dhe Iraku kanë bërë deklarata hakmarrjeje.