Nata e djeshme ishte një natë e madhe për aktorin Joaquin Phoenix, i cili fitoi çmimin “Performanca e aktorit më të mirë” me filmin “Joker”.

Gjatë ecjes së tij për në skenë pati një moment ku çdo VIP në sallë u ngrit në këmbë duke duartrokitur në shenjë respekti dhe përgëzimi, përveç këngëtares së njohur Beyonce.

Ky fakt u vu re menjëherë pasi ndjekësit e kanë kthyer në një ‘meme’ në “Twitter”, ndërsa shumë prej tyre e kanë marrë si shenjë mosrespekti kundrejt aktorit ne fjalë.

Të paktë ishin ata të cilët po mundoheshin të mbronin veprimin e Beyonce duke shprehur se ndoshta fustani i saj ishte tepër i ngushtë për të bërë lëvizje.

Kujtojmë se Beyonce ishte e nominuar ne ‘Golden Globes 2020’ për çmimin: “Kënga origjinale më e mirë”, me këngën e kolonës zanore të filmit “Mbreti Luan”.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz