E hënë, 6 Korrik, 2020

Kur shteti shkel ligjin/ Autoriteti i Konkurrencës të marrë masa për operatorët telefonikë që abuzojnë me ofertat!

Duhet të lexoni

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të...

Trondit Ministria e Shëndetësisë: Rriten rastet pozitive në 24 orë, shtrihet shpërndarja e virusit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, gjatë 24 orëve të...

Akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, Rama viziton sot Kosovën

Kryeministri Rama do të zhvillojë ditën e sotme në Kosovë një sërë takimesh. Këto takime do të vijnë pas...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Në Shqipëri funksionojnë vetëm 3 operatorë për shërbimet telefonike, “Vodafone Albania”, “Albtelecom&Eagle Mobile” dhe “Telekom Albania”. Konkurrenca mes tyre pothuajse nuk ekziston. Këta operatorë janë dakordësuar mes tyre në marrëveshje të fshehta, ku kanë rënë dakord për cmimet e ofertave, të cilat prej kohësh janë në rritje. 

Rritja e cmimeve të ofertave që përfshijnë minuta, mesazhe, dhe internet u bë në të njëjtën hapësirë kohore nga të treja kompanitë. Edhe pse nuk u shtua apo përmirësua asnjë shërbim, krejt papritur këto kompani vendosën tua shesin më shtrenjtë shqiptarëve gigat e internetit apo minutat e komunikimit. 

Për të gjithë ata që nuk e dinë, ky fenomen përbën shkelje ligjore. Dhe një shkelje, goxha e rëndë e nenit 4 (Pika 1, shkronja a) dhe nenit 9 (Pika 2, shkronja a) të ligjit nr.9121, “PËR MBROJTJEN E KONKURRENCËS”. 

Burimi: Ligji nr.9121, “PËR MBROJTJEN E KONKURRENCËS”. 

I gjendur përballë kësaj situate, Autoriteti i Konkurrencës, duhet të marrë masa për zbatimin e politikave të tregut dhe të sigurojë stabilitet çmimesh për të mbrojtur konsumatorin. Këto praktika jo-konkuruese që vijnë si pasojë e marrëveshjeve të “karteleve” të caktuara përbëjnë abuzim dhe janë të ndëshkueshme. 

Burimi: Ligji nr.9121, “PËR MBROJTJEN E KONKURRENCËS”. 

Më poshtë po ju bashkëngjisim ofertat mujore, javore e ditore, me minuta e internet të operatorëve specifikë, ku me sy të lirë mund të dalloni se cmimet e tyre janë shumë të majmura për xhepat e shqiptarëve, por njëkohësisht edhe shumë të ngjashme me njëra tjetrën. 

Kompania “Albtelecom&Eagle Mobile” ka lancuar në faqen zyrtare një njoftim për ndërprerjen e të gjitha paketave të saj më 30.01.2020. Ndërkohë që “Vodafone Albania” dhe “Telecom Albania” kanë të afishuara në eebsitet e tyre paketat me ofertat e tyre të telekomunikacionit. 

Autoriteti i Konkurrencës ka për detyrë të ndërhyjë në këtë situatë, ku telekomunikacioni është bërë monopol i pak biznesmenëve, që kontrollojnë standardet e kërkes ofertës. Jetojmë në një vend ku paga minimale është 26 mijë lekë të reja, e ku një ofertë kushton mesatarisht 1500 lekë të reja. Autoriteti i Konkurrencës ka ndërhyrë edhe më parë, ku duke i parë si marrëveshje të fshehta me qëllim fitim e këtyre kompanive, ka marrë masa. Por duket se këto masa të ndërmarra nuk kanë qenë të mjaftueshme për të ndërgjegjësuar operatorët, që nuk pritën shumë për të ngritur cmimin e një oferte javore që përmbante 300 minuta, 3000 sms e 3 giga dhe kushtonte 300 lekë të reja, në një ofertë që kushton 500 lekë të reja e përmban 100 minuta e 1 gigë internet. 

Refxhei TOLA (Gazeta Ora)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Entela Binjaku: “Darlin dhe shoqet”, vajzat fierake shkëlqejnë në garën skenike

Nga Entela Binjaku Në një shfaqje plot ngjyra dhe gjallëri, në qiellin e hapur të Amfiteatrit të Parkut të “Liqenit...

LAJMI I FUNDIT/ Humb jetën një tjetër mjek si pasojë e Covid-19

Ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 një tjetër mjek në vend. Ministria e Shëndetësisë ka dhënë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta këtë...

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. Ishte fat...

Ish-zëdhënësja e Berishës publikon fotot e ditëlindjes së saj, Erla Mëhilli më e bukur se kurrë

Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha, njihet si një nga politikanet më të bukura shqiptare. Ajo ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen,...

LAJM I HIDHUR/ Ndërron jetë mjeku i QSUT nga Covid-19

Ka ndërruar jetë mjeku Hematologjisë në QSUT, Arjan Pushi i cili u fut në intubim pasditen e djeshme. Mjeku rreth 56 vjeç nuk kishte...

Më shumë artikuj të ngjajshëm