Princi Harry dhe Meghan Markle kanë hequr dorë nga statusi i tyre mbretëror.Ata  kanë vendosur ta lënë ‘rolin e tyre‘ si anëtarë të familjes mbretërore britanike në mënyrë që të kenë ‘pavarësi financiare’ maksimale në aktivitetet e tyre publike dhe bamirëse.

Ka qenë vetë Buckingham Palace që e ka konfirmuar njoftimin, po ashtu lajmi  është dhënë nga vetë dukët e Sussex në profilin e tyre Instagram. Sic është përfolur edhe nga tabloidet angleze, në të ardhmen të dy do ta ndajnë kohën e tyre ‘mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerika e Veriut’.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz