Mario Balotelli ka rënë gjithnjë pre e racizmit në stadiumet italiane, por me sa duket drfejtuesit e lartë të futbollit italian kanë filluar të reflektojnë dhe të marrin masa për këtë fenomen.

Disa javë më parë, gjatë ndeshjen Brescia-Hellas Verona, gjatë së cilës një tifoz ofendoi sulmuesin Balotelli dhe e detyroi këtë të fundit të ndërpriste ndeshjen.

Situata u tensionua, por ishte diçka pozitive.Veprimi i Super Marios ishte efikas, sepse dënimi që ka marrë sot ky tifoz është shembullor. Ai nuk do ketë mundësinë të futet në një stadium italian për pesë vite.

Kësaj here racizmin e vuajti Balotelli, por vendimet duhen marrë duke menduar për të ardhmen. Hellas Verona mori edhe 20 mijë euro gjobë për këtë.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz