E hënë, 13 Korrik, 2020

Humbësi nga dështimi i koalicionit VV-LDK do të jetë LDK

Duhet të lexoni

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I)

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I) Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II) Dieta liberale e Shpendit III (DLS III) Shkruan:...

LAJMI I FUNDIT/ Virusi del jashtë kontrollit, shënohet rekordi i zi brenda 24 orësh

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot rekordin e ri të Covid 19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer...

LAJMI I FUNDIT/ Rritet numri i rasteve të infektuara, kurba nuk njeh zbritje

Sërish numër i lartë rastesh me Covid-19 në Vend, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 90 raste...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Shkruan: Besnik Pula

Një koment i rastit, për zhvillimet politike, meqë situata është paksa kritike.

Partia që ka më së shumti për të humbur, nga dështimi i lidhjes së koalicionit VV-LDK, nuk është Lëvizja Vetëvendosje, por LDK.

Lluksi i pritjes dhe vendosjes së kushteve pa fund, që disa nga protagonistët e kësaj partie dukshëm po e ndjejnë në raport me lidhjen e këtij koalicionit, paraqet në rastin më të keq padije dhe avanturizëm politik, në rastin më të mirë, prepotencë dhe arrogancë kundrejt partnerit bashkë-qeverisës.

LDK bën bllof, kinse qëndrimi jashtë qeverisë nuk i prishë punë. E vërteta është se LDK-ja është parti e pushtetit, e jo VV. Është LDK që duhet të mbrojë e rehatojë klientelën e saj politike nëpër institucione. Insistimi i saj në resore të caktuara (si MPB) e bën të qartë këtë hall të LDK-së. VV nuk është (akoma) parti e pushtetit. Mos-hyrja në qeveri zhgënjen votuesin e VV-së, por nuk i bën dëm organizatës së saj, e cila në dallim nga LDK nuk varet nga strukturat e pushtetit për ekzistencën e saj. Përkundrazi, perspektiva e një zgjerimi edhe më të madh elektoral në ciklin e ardhshëm zgjedhor, vetëm sa fuqizon dhe motivon më tej strukturat organizative të VV-së. Ndërkaq, për LDK-në, vazhdimi në opozitë, pra jashtë qeverisë, do të ishte organizativisht fatal.

Nuk është VV, por LDK, partia me strukturë politike të ndarë e të çarë. Tashmë po bëhet e qartë, se në LDK vendimet merren nga ‘klika e vjetër’ e trekëndëshit Mustafa-Haziri-Veliu, e jo nga “fytyrat e reja” që kjo parti i nxori si kandidatë para elektoratit (dhe ata që ia sollën asaj suksesin relativ në këto zgjedhje). Klikat e vjetra të LDK-së, e kanë shfrytëzuar këtë situatë jo vetëm për të penguar lidhjen e koalicionit me VV-në, por edhe për të disiplinuar fytyrat e reja të LDK-së, duke u bërë me dije atyre se “kush vendos” në këtë parti. “Fytyrat e reja”, me Vjosa Osmanin në krye, po vendosen para zgjedhjes – o jepni frymë e drejtim të ri kësaj partie, o diskreditohuni politikisht duke u shkrirë brenda klikave ekzistuese dhe duke u shndërruar në poltronë të trekëndëshit Mustafa-Haziri-Veliu. Me dështimin e koalicionit me VV-në, kjo kundërthënie e brendshme në LDK vëtem sa shkon duke u theksuar dhe përforcuar.

VV nuk synon partner tjetër pos LDK-së. Nëse VV nuk mund ta formojë qeverinë, kushtetutshmërisht dhe politikisht, topi do të jetë në fushën e LDK-së. Ajo pastaj do të duhet të zgjedh nëse do të formojë qeveri me PDK + AAK, apo do ta çojë vendin në zgjedhje. Asnjëra nga këto opsione nuk dëshirohen nga shumica e qytetarëve. Në fund, është LDK, dhe jo VV, e cila do të kuptohet si penguesja e ndryshimit në Kosovë. Dosido, nën çfarëdo skenari alternativ, çmimi organizativ, elektoral e politik për LDK-në do të jetë shumë i rëndë. Prandaj, pyetja më nuk është, a do të lidh LDK-ja koalicion me VV-në, pyetja tani është, sa është vërtetë e gatshme LDK, ta provojë fatin që e pret me MOSLIDHJEN e koalicionit me VV. Sepse, në realitet, është pala e tjetër që ka shumë më pak për të humbur, kurse zgjedhjet e fundit, nëse asgjë tjetër, dëshmuan se populli i Kosovës tashmë nuk është më peng i skemave të vjetra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Dieta liberale e Shpendit III (DLS III)

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I) Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II) Dieta liberale e Shpendit III (DLS III) Shkruan:...

Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II)

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I) Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II) Dieta liberale e Shpendit III (DLS III) Shkruan: Dr. Shpend Pula Te nderuar, po...

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I)

Dieta Liberale e Shpendit I (DLS I) Dieta Liberale e Shpendit II (DLS II) Dieta liberale e Shpendit III (DLS III) Shkruan: Dr. Shpend Pula Qellimi i shkrimit...

KRUJË/ Arrestohen 4 të rinj, shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare dhe …

Policia e Krujës ka arrestuar 4 persona që ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit dhe shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare. Gjithashtu janë...

Petro Koçi: Përtej dallimeve partiake, të vazhdojmë procesin e aplikimit për dëmet e tërmetit

Kryetari i Partisë Socialiste, Njësia nr.6, Petro Koçi i ka bërë thirrje banorëve të Kombinatit të prekur nga dëmet e tërmetit të aplikojnë për...

Më shumë artikuj të ngjajshëm