Miqësorja me yjet e Italisë, Shqipëria humbet mes polemikave

Shqipëria ka humbur përballë skuadrës së yjeve të  Italisë që ishin mjaft të njohur në vitet 2000.

Italia drejtohej nga Xhani De Biazi dhe ka kaluar në avantazh me një gol fantastik të Espozitos, që mposht Strakoshën me një parabolë mjaft të bukur.

Pak sekonda nga fundi i ndeshjes, ka shënuar Erjon Bogdani barazimin e kuqezinjve, por italianët protestojnë sepse pretendonin përfundimin e takimit.

Në takim regjistrohen dy traversa, ajo e tronditur nga Bushi dhe ajo e Perotës, si dhe shumë dëmtime me lojtarët që kërkuan ndërrimet menjëherë pas fillimit të mqiësores.

Italia kalon në finale  pas penalltive  dhe pret në fituesen e ndeshjes Turqi-Greqi.