Sulm në një xhami në Pakistan, disa persona kanë mbetur të vrarë

Një shpërthim ka ndodhur në një xhami në në jugperëndim të Pakistanit. Lajmin e ka konfirmuar policia e Pakistanit dhe nga shpërthimi mund të kenë mbetur të vrarë të paktën 15 persona. Xhamia ndodhej në provincën Baluçistan, tha shefi i policisë lokale, Mohammad Ajmal.

Mendohet që shënjestra e sulmit të ketë qenë një zyrtar policie, i cili është një nga personat që kanë mbetur të vrarë.Deri tani raportohet për 11 persona të plagosur.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë askush, ndërsa ky shpërthim ndodhi dy ditë pas një shpërthimi në këtë rajon, që vrau dy pjesëtarë të një force paraushtarake. Grupi Hizbul Ahrar, një degë e grupit të talibanëve pakistanezë e kishte marrë përgjegjësinë për sulmin.

Provinca Baluçistanit ndodhet në kufi më Afganistanin dhe Iranin dhe Talibanët kanë një prezencë të fuqishme në  këtë rajon.