Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

“Jam i dorëhequr. Do të thotë prej kuvendit të fundit të punës që e mbajtëm jam i dorëhequr. Kryej vetëm funksionet në dorëheqje që i kemi deri në zgjedhje”, deklaroi ai.

Haradinaj është shprehur  sse kanë vendosur kritere të reja të organizimit të AAK-së, duke përfshirë edhe organizimin në pesë degë të veçanta në Prishtinë.Këto ai I ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online.

Haradinaj ka thënë gjithashtu se në këto zgjedhje do të aplikohet parimi, një delegat një votë, me çka hapet kapitulli i zgjedhjeve të reja në të gjitha nivelet e AAK-së. Sipas tij, këto zgjedhje janë shumë sfiduese, pasi ka 100 kundërkandidatë.

“Ne e kemi hapur votën në total. Në këtë rast nëse kandidoj, Ramush Haradinaj nuk e ka një kundërkandidat, por i ka 100 kundërkandidatë. Secili prej tyre nëse ia qet votën vetes edhe unë vetes, i bie që të gjithë kemi votë të barabartë duhet të hyjmë në raund të dytë në raund të tretë e ku di unë. Kemi bërë lëvizjen më të guximshme të mundur për hapje të garës dhe po ashtu e kemi bërë një lëvizje të guximshme me Prishtinën. Ne i kemi mbajtur dje takimet për këshillat iniciues të 5 degëve të Prishtinës, ndarja zonale dhe jemi në proces e sipër prej 20 shkurtit fillojmë me kuvendet iniciuese të degëve të Prishtinës dhe punojmë me strukturën tonë të degës me nivelin qendror por edhe me qytetarë por edhe me autoritete me profesionistë që shprehin interesim”.

“Ne kemi bërë një lëvizje të guximshme e kemi e kemi hapur garën në total në parti, një delegat një votë, edhe unë jam në garë me mbi 100 kolegë të mitë në të njëjtën kohë për kandidat për kryetar. 100 anëtarë të Këshillit Drejtues përfshirë edhe mua e marrin votën për kryetar cilido që e merr një votë më shumë bëhet kryetar i partisë, ose i degës. Është një garë më sfiduesja e mundshmja, është e ngjashme si për asamble por edhe bartësi i listës është në votë”, thotë Haradinaj.

 “Megjithatë ne e kemi lejuar që përpos zgjedhjes direkte të Këshillit Drejtues, se Këshilli Drejtues tek ne tani është votë, s’ka ex-officio as kryetari i partisë nuk është ex-officio, atëherë i cilit do funksion. Pra unë kandidoj vetëm për kryetar, mirëpo çdo anëtarë i këshillit drejtues dhe çdo i zgjedhur tek ne është me bazë deleguese, s’ka ex-officio, ministra, deputetë, kryetarë komunash të gjithë janë me bazë deleguese, delegat e pastaj të drejtën me votua”, thotë ai.

Sipas Haradinajt kjo mënyrë do të rrisë transparencën garuese, ndërsa tregon se tashmë edhe zgjedhja e kryesisë së partisë do të pësojë ndryshime nga herët e kaluara.
Haradinaj deklaron se në kryesi do të fusin edhe njerëz nga jashtë që nuk janë në struktura të partisë.

“Nuk ka asnjë ndërhyrje tjetër, bazuar në këtë unë besoj që është mirë që e kemi lënë që Kryesinë e Aleancës e propozon Kryetari i Këshillit Drejtues. Por nuk mundet me kalua asnjë kryesi e propozuar prej kryetarit, nëse ata nuk janë dakord, për shkak se të gjithë janë fuqiplotë janë njerëz të zgjedhur, askush nuk është me funksione që i ka të deleguara, por të gjithë janë të votës. Mirëpo prapë se prapë krijimi i kryesisë është një liri që me ftua edhe figura të tjera, jo vetëm njerëzit e zgjedhur të procesit zgjedhor, por është lënë një hapësirë për me ftua figura jashtë procesit zgjedhor për kryesi, por jo për Këshill Drejtues edhe kandidatët për kryeta,ë ose kryetari i partisë nuk mundet me pas bazë deleguese”, thotë ai.
“Mendoj që ky proces të ecën mirë. Pra pjesa e parë do të përmbyllet deri në maj që i bien që në qershor do të kemi kuvendin tonë zgjedhor dhe aty do të shihet rezultati, por është një proces i mirë”, përfundon ai.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), më 29 dhjetor të vitit që lamë pas shpalli zgjedhjet e reja të brendshme.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz