Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme Policia Rrugore ka pezulluar 17 patenta, për shkak se drejtuesit po udhëtonin me shpejtësi tej normave apo u kapën në shkelje të tjeras të kodit rrugor.

 “Monitorim i rrugëve me Radar e Drager në orët e vona të mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë.
Sauk-Teg dhe Durrës-Tiranë

Për 5 orë monitorim me Radar, u pezulluan 17 Leje Drejtimi për shpejtësi që varionte nga 138 deri në 170 km/h.
Kontrollet po vijojnë në këto momente edhe me alkool/testues drager për të ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkooli apo në gjendje të dehur duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Mos shpejto të arrish aksidentin, shpejtësia ✈ vret jetën🚑.
Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin se në rastin më të mirë ju pret polici në rrugë🚔🚓✍😇 #zbatorregullatudhetoisigurt”, shkruan Policia e Shtetit.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz