Nëse ju ka ndodhur që ta ndalni teshtimën për të mos shkaktuar zhurmë, ju këshillohet të mos e bëni një gjë të tillë.

Kur teshtijmë, ajri futet nëpër vrimat e hundës në shpejtësinë më të lartë se160 kilometra në orë.

Kjo do të thotë se ëse e mbani teshtimën, atëherë gjithë ky presion do të zhvendoset në një pjesë tjetër të trupit që mund të dëmtohet. Për shembull në vesh.

Mund t’ju ndodh që , të dëmtoni edhe dëgjimin ose të keni marrje mendsh për një kohë të gjatë.Më e keqja  mund të dëmtoni edhe enët e gjakut në sy ose diafragmën. Në rast të një teshtime të fortë që ju e keni ndaluar qëllimisht, ka shumë gjasa që të lëndoni edhe qafën tuaj.

Një dëm tjetër që e mbajtura e teshtimës mund të shkaktojë është edhe dëmtimi i plagëve tek njerëzit që kanë operuar kohët e fundit sinuset.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz