Më në fund një lajm i mirë për shumë nga fansat e Zayn Malik dhe Gigi Hadid.

 Pas një lidhjeje të shkurtër që pati me Tyler Cameron, Gigi u përfol se mund të ishte kthyer përsëri më Zayn. Sipas “E!News” modelja fliste me këngëtarin dhe ishin shumë afër një ribashkimi. Mesa duket këto nuk janë vetëm thashetheme, sepse cdo gjë ka shkuar mirë dhe ata janë zyrtarisht bashkë. Në ditëlindjen e 28-të të Zayn-it dyshja janë fotografuar teksa ecin krahe për krahu dhe duken më të dashuruar se kurrë.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz