Janë zbardhur të tjera detaje nga vrasja makabre e ndodhur disa ditë më parë në fshatin Gjerbës në Mallakastër, ku pasi i mbyt nga nipi i burrit bashkë me dy shokët e tij, trupi u hodh në rezervuarin e fshatit.

Sipas ‘Balkanweb’ një nga tre të akuzuarit për vrasjen e Drita Saliaj, Ervis Zotaj, i cili akuzohet nga një prej të rinjve pjesëmarrës në krim se ka përdhunuar viktimën, ka mohuar kategorikisht që të ketë lidhje me ngjarjen.

Në dosjen hetimore, të siguruar për ‘BalkanËeb’ nga gazetari Ervis Kuçi thuhet se Zotaj ka pohuar se e njihte 51-vjeçaren, por se nuk kishte lidhje me vrasjen e saj.

Ai ka sqaruar para grupit hetimor të çështjes se në datë 4 janar bashkë me babain e tij, shtetasin Syrja Zotaj, kanë shkuar në Ballsh, tek motra e vet, Marsela Lala dhe sipas tij janë kthyer ditën tjetër në Gjerbës, rreth orës 13:00.

Teksa vijon rrëfimin e tij, 26-vjeçari ka pohuar se më 6 janar kishte shkuar sërish me makinë në Ballsh, dhe ishte kthyer në banesë rreth orës 15:30, nga ku sipas tij nuk kishte dalë më prej aty, deri në momentin kur ka shkuar policia.“E njoh Sindi Shehaj, e kam shok. Për herë të fundit e kam takuar në datën 28.12.2019, në Ballsh. Edhe Luis Saliaj e njoh, por nuk kam shoqëri me të. Për herë të fundit e kam takuar atë në datën 29.12.2019, rreth orës 14:30, tek banesa e tij. Nuk i kam të regjistruara numrat e tyre në telefon”, mësohet të jetë shprehur 26-vjeçari. Ndërkohë, në sallën e gjyqit, Ervis Zotaj mësohet të jetë shprehur se nuk pranon asnjë prej akuzave që rëndojnë ndaj tij. “Nuk e kam bërë veprën që akuzohem. Jam dakord me avokatin”, pohoi para togave 

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz