Protestat kundër reformës së pensioneve në Francë vazhdojnë.Edhe pse qeveria është treguar e gatshme për një kompromis, greva ka hyrë në ditën e 40-të.

Në një letër drejtuar sindikatave dhe punonjësve Kryeministri francez, Eduard Filip tha se mund të tërhiqet nga planet për të rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç, ndaj ftoi sindikatat t’i japin fund grevës.

“Ne jemi të vendosur të ndërtojmë një sistem universal pensionesh të drejtë, solid dhe më të kuptueshëm, që eliminimin skemat speciale. Kjo ka për t’u realizuar patjetër, dhe kushdo që po nxit vazhdimin e grevës po i çon njerëzit në një udhë pa krye,” shkruan kryeministri Filip.

I gjithë sistemi I transportit në Francë është në kaos për shkak të grevës.Ndërkohë mijëra avokatë, mësues, sindikata punëtorësh dhe jelekverdhë marshuan sërish në fundjavë për të shprehur kontradiktat e thella me qeverinë.

Sot problemi real është dyfishimi i kontributeve sociale për firmat ligjore. Kështu ato jo vetëm do të mbyllen, por frika jonë është se më të varfrit nuk do të mund të përfaqësohen më me avokatë,” tregon një jurist 33-vjeçar.

Edhe në qytete të tjera si Marseja, Tuluzi, Lioni janë mbajtur protesta dhe pjesëmarrja arriti rreth 150 mijë sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme.

Sindikatat do takohen të hënën për të diskutuar pasojat që greva po i shkakton shërbimit hekurudhor vendës dhe mundësitë për bisedime me qeverinë.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz