Sëmundja e lupusit është një sëmundje që nuk ka pasur kurim…të paktën deri tani.Lupusi bën fytyrën të skuqet, flokët bien dhe nyjet të kenë dhimbje, përderisa ilaçet e përshkruara nuk arrijnë të lehtësojnë simptomat.

Sëmundja e lupus, është një realitet i përditshëm dhe  për dekada të tëra, ilaçet ndaj kësaj sëmundje dhe efektet e tyre ishin të vogla.

Por në fund të vitit të kaluar, studiuesit zbuluan atë që besojnë se është përparimi më i madh në trajtimin e lupusit ndër dekada.

Ilaçi quhet Anifrolumab,  dhe është në gjendje të lehtësoja simptomat e tilla si skuqje e fytyrës, nyje të fryra e me dhimbje, e që nënkupton se pacientët mund të ndalin përdorimin e tabletave tjera.

Lupus zhvillohet kur sistemi imunitar i trupit ndryshon dhe sulmon qelizat e indet e shëndetshme. Shpesh, kjo është si rezultat i një infeksion viral që pacientëtt as që e dinin se kishin. Si rezultat, qarkullimi i gjakut është i përmbytur me interferone, një lloj proteine ​​e cila normalisht patrullon trupin duke kërkuar viruse pushtuese për të sulmuar.

Emri I sëmundjes vjen nga latinishtja ,“ujku”, sepse lezionet e fytyrës që ajo shkakton janë krahasuar me një kafshim të ujkut. Në raste të rralla, skuqjet mund të jenë aq të rënda, ato çojnë në plagë të thella dhe të groposura në faqe.

Pacientët  gjithashtu bëhen aq të ndjeshëm ndaj rrezeve të diellit saqë edhe disa minuta jashtë në një ditë të nxehtë mund të bëjnë që lëkura të mbushet nga flluskat, nyjet të bëhen të përflakur dhe organet e brendshme të fryhen.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz