Kryeministri i Australisë Scott Morrison ka shprehur pendesë për mënyrën si e ka menaxhuar situatën e zjarreve që kanë përfshirë vendin.

Kritikat në drejtim të tij kanë qenë të shumta për sa i përket reagimit të qeverisë ndaj zjarreve dhe situatës që është krijuar.

Në një konferencë ditën e sotme Morrison deklaroi: Ka shumë gjëra që mund t’i kishim menaxhuar ndryshe dhe kemi bërë gabime.

Duke përmendur edhe pak kohë më përpara teksa flakët ishin përhapur në një territor shumë të madh, Morrison vendosi që të marrë pushime familjare, një veprim ky që shkaktoi shumë reagime negative ndaj tij.

Më pas ai u kthye duke kërkuar falje për një gjë të tillë dhe të pamenduar e u zotua se do të bëjë gjithçka që mundet për të stabilizuar situatën.

Zjarret kanë nisur që prej shtatorit dhe kanë shkaktuar të paktën 28 viktima dhe mbi 1 miliardë kafshë kanë humbur jetën.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz