Aksident në Bllok, makina kthehet përmbys

    Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në zonën e Bllokut, në Tiranë.

    Një makinë është kthyer përmbys në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur pranë Fakultetit të Drejtësisë, ku mësohet se mjeti drejtohej nga një femër.

    Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar në spital shoferen, gjendja e së cilës nuk dihet ende.