Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka folur për mediat pas tryezës së parë mes palëve për reformën Zgjedhore.Ai Ka thënë se është hedhur një hap për të çliruar vendin nga damka e zgjedhjeve të manipuluara dhe të blera, dhe për hapjen e rrugës së integrimit europian të vendit.

“Është një hap në një moment të rëndësishëm për plotësimin e një kushti të Bundestagut. Pra një kush edhe për integrimin europian. E shëndosh një proces që është kaq shumë i sëmurë. Do të kemi ekspertizën ndërkombëtare që adreson çështjet që janë bërë shkak i shkatërrimit të besimit tek qytetarët.

Baza e parimeve është një bazë parimore dhe njëherave aktorët kanë mundësi të shprehen dhe të jenë pjesë e një procesi konsensualiteti që më parë ka munguar.

Në këtë moment është hedhur një hap në këtë drejtim, do të ishte një mundësi për të çliruar vendin nga damka e zgjedhjeve të manipuluara dhe të blera por edhe hapjen e rrugës së integrimit europian që ka mbetur në vend numëro.

Pse në tryezë me Damian Gjiknurin?

Nuk imponojmë zgjedhjet e palës tjetër por nuk kemi ndryshuar mendim”.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz