Klodiana Lala vlerësim publik për ish-gazetarin e kronikës në vend: Më i shkëlqyeri koleg…

Gazetarja Klodiana Lala ka vlerësuar publikisht ish-kolegun Gerti Xhaja në një nga komentet në një postim të sajin në Facebook.Ajo shkruan se Xhaja hyn në listën e kolegëve më të shkëlqyer me të cilët ka punuar.

Ndonëse Gerti Xhaja dhe familja e tij ndodhen prej vitesh jashtë Shqipërie, duke hequr dorë nga puna në media së bashku me bashkëshorten e tij Mirjeta, ata të dy gëzojnë vlerësime maksimale nga gazetarët. I tillë është dhe komenti publik qe Klodiana Lala ka bërë për kolegun Xhaja.

Gerti dhe Mirjeta jetojnë në Suedi si azilant, së bashku me djalin e tyre.