Giroud dhe Eriksen priten në Milano, Inter ka gati goditjet e mëdha në merkato

Antonio Conte dhe tifozët e Inter duhet të presin edhe pak, por mund të jenë të sigurt se përforcimet e kërkuara nga trajneri dhe të shpresuara nga populli zikaltër do të vijnë shumë shpejt. Më saktë deri në fundjavë pritet të finalizohen dy transferime të rëndësishme.

Olivier Giroud dhe Kristian Eriksen janë shumë pranë zyrtarizimit, ndërsa për të përshpejtuar kalimin e tyre në Serie A ka shërbyer vizita blic në Londër e drejtorit sportiv të Interit, Piero Ausilio. Ai vizitoi në fillim selinë e Chelsea për Giroud. Sulmuesi francez ka pranuar ofertën, ndërsa edhe Blutë e Londrës kanë marrë parasysh propozimin e zikaltërve për 6.5 milion euro.

Pak më I ndryshëm është diskutimi për Eriksen. Mesfushori danez ka rëndë dakord me kushte e kontratës të ofruara nga Inter, ndërsa tani pritet vetëm përgjigja e Tottenham. Janë pesë milion euro që ndajnë palët për momentin. Anglezët kërkojnë 20 milion euro, ndërsa klubi zikaltër është gati të paguajë 15 milion euro. Kjo distancë pritet të zbutet, duke gjetur një rrugë të mesme, çka e bën thuajse të sigurtë arritjen e marrëveshjes deri në fund të kësaj jave.