Masazhet erotikë dhe “Happy Ending”/ Si organizohet prostitucioni në Tiranë, dhe si mbulohet përmes qendrave të masazheve

Pas arrestimit të Hermes Nikaj, dhe zbulimit të një rrjeti prostitucioni ku ai ishte pjesë, mënyrës si organizohej e si funksiononte ky rrjet, ky fenomen është përfolur gjithnjë e më shpesh. Të gjithë e dinë që ekziston, që ushtrohet në zona të ndryshme të Tiranës dhe qyteteve të tjera, por pse nuk ka asnjë masë për parandalimin e tij? Tirana ndahet në grupe të ndryshme sociale, e prostitucioni gjithashtu. Prostitucioni i rrugës, shumë shpesh i denoncuar ka qenë së fundmi nën vëmendjen mediatike. Gra dhe vajza, por edhe tranvestitë, ofrojnë trupin e tyre kundrejt një vlere të caktuar monetare. Në ato grupe të shoqërisë shqiptare ku cmimet e një nate apo një shoqërimi janë shumë të larta, prostitutat marrin emrin “eskorta”, dhe paguhen shumë më shtrenjtë. Në shumicën e rasteve ato janë personazhe të ekranit, VIP-a shqiptarë të këngës e modelingut…

Në Shqipëri sikundër edhe në shumë vende të tjera të botës prostitucioni është ilegal, e dënohet me ligj. Prostitucioni shpesh maskohet nën imazhin e qendrave të estetikës, qendrave të masazheve, masazhatoreve që të vijnë edhe në shtëpi edhe në hotel, ndërkohë që shërbimi i seksit kundër pagesës, për një përdorues interneti është vetëm disa minuta larg. 

Masazhet “Happy Ending” janë ndër më të kërkuarat në faqet e njoftimeve online. Masazhet “Happy Ending” janë ato masazhe që përfundojnë me “shërbime” ekstra, kundrejt një vlere të caktuar lekësh. 

Por lehtësisht me një kërkim në google mund të shohësh se përvec njoftimeve online ka edhe disa site zyrtare të cilat merren me këtë proces. Pra ti mund të gjesh një partnere që të të bëjë masazh “happy ending”, por edhe masazh erotik.

Ky është pikërisht një nga këto site që ofron masazhe falas. Fotot joshëse të vajzave të bukura dhe në pozicione jo të përshtatshme janë një nga treguesit se këto qëndra i përdorin masazhet për të kamufluar një veprimtari të jashtë ligjshme.

Ky site ofron shërbimin e masazhit erotik pothuajse në të gjithë Shqipërinë. Kundrejt një pagese, ti mund të zgjedhësh masazhatoren dhe ajo do të vijë me ty në shtëpinë tënde apo në hotel për të të bërë “masazh”. 

Por sic shihet, edhe pse veprimtaria e ketij site që merret me këtë shërbim është mjaft dyshuese, nuk ka asnjë numër kontakti, dhe asnjë vendndodhje të përcaktuar.

I vetmi location i përcaktuar, të con në Virginia, USA. 

Ndërkohë faqe të ngjashme ofrojnë të njëjtat shërbime. Është për tu cuditur mënyra si marketohet masazhi, ku masazhatoret janë të zhveshura dhe të ulura mbi trupin e klientit. Përvec masazhit “Happy Ending” ofrohet dhe masazh erotik. 

Ky site ofron gjithashtu edhe disa përfitime të klientit. Klienti mund të zgjedhë masazhatorin sipas preferencës së tij për imazhin, duke parë foto apo video të saj. Gjithashtu ai mund të krijojë kontakte me të, mund të chatojë dhe të krijojë një raport të vazhdueshëm…

Sikurse edhe site i sipërpërmendur, edhe këtu nuk ka asnjë numër kontakti apo adresë. Për të prenotuar një “masazhator/e” duhet të krijosh një llogari tënden. 

Për tu regjistruar, kërkon një sërë të dhënash, të cilat janë adresa e personit, veprimtari të tij.. Shumë përdorues shfaqen të irrituar pasi ata duan ta zhvillojnë procesin e masazhit në privatësi, gjë që lë shumë për të dyshuar. 

E gjithë veprimtaria e mësipërme duhet të kontrollohet nga instancat përkatëse. Prostitucioni është një aktivitet i jashtëligjshëm, i cili nëse organizohet në anonimat, është mjedis abuzimi ndaj shumë prostitutave, por edhe shumë klientëve…

Redaksia Gazeta Ora