Menduam se Alketa do të ishte ylli i mbrëmjes por jo…në Sanremo do jenë 12 bashkëprezantues

Pak ditë më parë u bë i ditur lajmi se prezantuesja e njohur Alketa Vejsiu, do të prezantojë Sanremon në edicionin e vitit 2020.Ajo e njoftoi vetë këtë arritje duke u shprhur shumë e emocionuar që kishte arritur një ëndërr të fëmijërisë.

Por me sa duket, lavdia nuk do të jetë e gjitha për Alketën sepse është bërë e ditur që për të prezantuar Sanremon do të bashkohen 12 personazhe të njohur italianë dhe më gjerë.

Mes emrave të famshëm që do të marrin pjesë janë Diletta Leotta, Rula Jebreal, Emma D’Aquino, Laura Chimenti, Sabrina Salerno, Monica Belluçi, Georgina Rodriguez, Alketa Vejsiu, Antonella Clerici, Francesca Sofia Novello dhe Mara Venier.

Alketa do të shfaqet natën e tretë në krah të Amadeus dhe Georgina Rodriguez partneren e Cristiano Ronaldo-s.

Pra, ky Sanremo nuk do të jetë i gjithi vetëm për prezantuesen shqiptare. Na vjen keq Alketa, ndoshta herën tjetër e gjithë vëmendja do të jetë tek ty.