PD-ja ka bërë kthesë të madhe/ Damian Gjiknuri flet pas mbledhjes së Këshillit Politik

    Damian Gjiknuri ka foluar pas mbledhjes së parë të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore ku është edhe  bashkëkryetar. Ai u shpreh shpreh se prioritet i këtij grupi pune janë çështjet e administrimit zgjedhor, por nuk përjashtoi dhe ato të sistemit.

     “Kjo është një tavolinë formale, roli u mbetet përfaqësuesve politikë. Prioritet për këtë grup pune është objekti i punës së komisionit, cështjet e administrimit zgjedhor, pse jo edhe të sistemit. E rëndësishme është që të  fokusohemi. PD-ja ka bërë një kthesë të madhe nga qëndrime te saj ekstremiste dhe unë jam shumë i lumtur, që PD-PS dhe të tjerat u ulën për kompromis”