Kamëz, sherr mes disa personave për makinën, merret peng një prej tyre

    Një person është marrë peng paraditen e sotme në Kamëz. Disa persona pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, pasi e kanë dhunuar, kanë futur një prej tyre me forcë në makinë.

    Ngjarja mësohet të jetë ndodhur në rrugën “New York”. Kanë qenë qytetarët që janë bërë dëshmitarë të kësaj skenë, ndërsa pohuan se kanë parë dy persona të maskuar teksa fusnin me force në makinë një burrë që ecte në këmbë. Fill pas ngjarjes, autorët janë larguar me makinën, në të cilën ndodhet dhe personi, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

    Raportohet se policia është njoftuar për ngjarjen, ndërsa pas verifikimeve dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe familjarëve të personit, rezultoi se ky i fundit është marrë peng pas një konflikti me disa persona për një makinë dhe dyshohet se pengmarrja është vijim i atij sherri.

    Aktualisht policia ka ngritur postblloqe dhe po vijon punën për lokalizimin dhe gjetjen e autorëve si dhe lirimi e personit që është marrë peng.