Librazhd/ Hajdutët hyjnë në banesë dhe dhunojnë familjen

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Librazhd ku disa persona të maskuar janë futur në banesën e shtetasit F.G. dhe kanë dhunuar anëtarët e familjes.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.30 në fshatin Marinaj Njësia administrative Qendër, ku disa persona të maskuar kanë hyrë me forcë në banesë, por ende mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes.

    Ndërsa policia po punon për  zbardhjen e plotë të saj, ndërsa mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me një tentativë për grabitje, apo autorët kanë pasur konflikte të mëparshme me këtë familje.