Reagon Vetëvendosje: Do ta çojmë në kohë emrin e kryeministrit te presidenti

Vetëvendosje ka bërë me dije se do ta dërgojë së shpejti emrin e kryeministrit të ri të presidenti, pavarësisht se ende nuk ka një koalicion qeverisës në Kosovë.Kështu ka deklaruar zëdhënësi I LVV, Arlind Manxhuka.

 “Qëllimi ynë ka qenë dhe mbetet krijimi i institucioneve të reja në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit. Në këtë drejtim ne po bëjmë të gjitha përpjekjet që sa më parë të kemi Qeverinë e re, ndërkaq siç është theksuar në mbledhjen e fundit të Kryesisë – pa u vonuar ne sigurisht se do ta dërgojmë emrin e mandatarit ashtu siç parashihet me Kushtetutë dhe me këtë rast ne do ta njoftojmë opinionin publik me kohë kur do ta dorëzojmë emrin e mandatarit”, ka thënë Manxhuka.

Kryetari i LVV i ka dërguar së fundi një letër kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës ku shpreh keqardhjen për ndërprerjen e takimeve në lidhje me krijimin e një koalicioni qeverisës.

Kurti ka kërkuar që LDK të kthehet në tryezën e bisedimeve për ta bërë marrëveshjen për bashkëqeverisje.