Kërcënoi bashkëshorten me thikë, arrestohet 41-vjeçari në Shkodër

    Policia e Shkodrës ka arrestuar një 41-vjeçar pasi akuzohet për kanosje dhe dhunë në familje.

    Shtetasi i arrestuar është  K. Z. 41 vjeç, i cili kanosi bashkëshorten e tij me thikë.

    “Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes në kohë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Z. 41 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër. Arrestimi i tij u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike, si dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. Z., 38 vjeçe”, thuhet në njoftimin.

    Thika me të cilën ka kanosur bashkëshorten, Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.