Presidenti turk bën thirrje: T’i jepet fund konfliktit në Libi

Turkey's President Recep Tayyip Erdogan speaks during the ground-breaking of Marmara University's Recep Tayyip Erdogan complex, in Istanbul, Friday, Nov. 29, 2019. Erdogan slammed French President Emmanuel Macron Friday for his comments on NATO and Turkey's membership. "You should get checked whether you're brain-dead," Erdogan called out to Macron.( Presidential Press Service via AP, Pool ) .

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan  ka bërë thirrje që t’i jepet fund konfliktit në Libi.Ai i ka kërkuar  Evropës që të mbështesë përpjekjet e vendit të tij në Libi.

Turqia po i ofron mbështetje ushtarake qeverisë libiane, që njihet ndërkombëtarisht.

Komentet e Erdogan u bënë në një kolumn të publikuar në Politico, që një ditë para samitit që do të mbahet në Berlin për një përpjekie për stabilizimin e rajonit.

Nga takimi pritet që Gjermania dhe Kombet e Bashkuara të kërkojnë nga palët rivale në Libi, që po luftojnë për kontrollin e kryeqytetit, Tripoli, të pajtohen për një marrëveshje armëpushimi, si hap i parë drejt arritjes së një marrëveshjeje të paqes.

Mbështetja e Turqisë shkon për qeverinë e Fayez al-Serraj në Tripoli dhe sipas tyre Khalifa Haftar, që udhëheq Ushtrinë Kombëtare Libiane, është person që po kërkon të bëjë puç.

“Duhet pasur parasysh që Evropa është më pak e interesuar që t’i ofrojë mbështetje ushtarake Libisë dhe zgjidhja është që të punojë me Turqinë, që tashmë ka premtuar ndihmë ushtarake”, ka shkruar Erdogan.

“Ne do t’i trajnojmë forcat e sigurisë së Libisë dhe do t’iu ndihmojmë që të luftojnë terrorizmin, trafikimin me qenie njerëzore”, tha ai.

Samiti i së dielës në Berlin pritet t’i bëjë presion Haftarit dhe luftëtarëve të tij, që të ndalojnë ofensivën në Tripoli.

Haftar dhe Serraj pritet që të jenë të pranishëm në Berlin, së bashku me liderët nga Turqia, Rusia, Egjipti, vendet perëndimore dhe fuqitë arabe.

Konflikti në Libi ka nisur që prej rënies nga pushteti të Muammar Gaddafit më 2011.