Skandal në Komisariatin e Elbasanit/ 9 armë pa leje dhe pa dokumentacion

    Një skandal ka përfshirë komisariatin e Elbasanit, në të cilin ndodheshin 6 armë pa leje.Armët ndodheshin në zyrën e shefit të komisariatit  dhe qëndronin aty për më shume se 2 vite dhe nuk ishin të pajisura me asnjë procesverbal dhe nuk dihej origjina e tyre.

    Armët ishin automatike, model 56, dhe megjithëse “ndodheshin prej kohësh në zyrën e shefit të rendit, nuk ishin pajisur me dokumentacionin siç e parashikon ligji për sendet e sekuestruara nga policia dhe nuk u ishte bërë ekspertizë për të kuptuar nëse ishin përdorur në ngjarje kriminale apo jo.

    Drejtuesi i komisariatit ishte vënë në dijeni të armëve pa leje, por asnjë masë nuk ishte marrë prej tij.Para pak kohësh, shef rendi në Komisariatin e Elbasanit u emërua Faik Ruko, i cili sapo konstatoi mungesën e dokumentacionit për armët, kërkoi sqarime nga shefi që zëvendësoi Abedin Halilaj, i cili po ashtu nuk kishte dokumentacion për rastin.

    Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat është vënë në dijeni dhe është hapur një hetim i cili pritet të hedhe dritë mbi ngjarjen.