Vrau shtetasin italian, arrestohet pas 19 vitesh shqiptari në Itali

    Është arrestuar pas 19 vitesh në kërkim një shtetas shqiptar i cili akuuzohej për vrasje dhe ishte fshehur në një qytezë në jug të Italisë me dokumente të falsifikuara.

    Autoritetet italiane e arrestuan shqiptarin në komunën Cotronei në rajonin e Kalabrisë shqiptarin Dritan Ternova. 19 vite më parë  ai së bashku me një shqiptar tjetër kanë ekzekutuar italianin Massimo Schiaca i datëlindjes 1971.

    Vrasja ka ndodhur në Romë më 5 dhjetor 2001 ku italiani është ekzekutuar me një armë zjarri nga dy shqiptarët në bordin e një automjeti në lëvizje.

    Njëri prej shqiptarëve u arrestua pak ditë pas vrasjes më 19 dhjetor të 2001. Ndërsa shqiptari tjetër përgjegjës për vrasjen, Dritan Ternova u shpall në kërkim. Dritan Ternova sot 39 vjeç është dënuar nga Gjykata Italiane me 16 vjet burg si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit italian.

    Emri Luciano ishte emri me të cilin thërritje Ternova dhe  aktiviteti investigativ i autoriteteve italiane zbardhi se ai strehohej në qytezën e Cotronei ku ishte stabilizuar të punonte me dokumente te falsifikuara.

    Ai  është është vënë në pranga dhe ndodhet në burgun e Crotones në Kalabri.