Ronaldo dhe Dybala puthen në buzë? Video që po çmend rrjetin

Mbrëmjen e djeshme Juventus arriti një fitore ndaj Parmës, falë dygolëshit të Cristiano Ronaldos.

Për golin e dytë, ishte Dybala ai që ia dha asistin portugezit.

Ndërkohë, duke vrapuar për të festuar, Ronaldo përqafon Dybalan, ndërsa në një moment, kur argjentinasi kthen kokën, të dy futbollistët duket sikur puthen në buzë.

E gjithë kjo duket të ketë ndodhur aksidentalisht, pasi në çast të dy lojtarët përqafohen dhe vijojnë festën e golit.Megjithatë, mediat e huaja i kanë kushtuar rëndësi këtij çasti duke e shpërndarë videon për ndjekësit në rrjetet sociale dhe ato online.