Spanja përfshihet nga stuhia “Gloria”, shënohen dy viktima

    Spanja është përfshirë nga stuhia “Gloria” që deri tani ka shkaktuar dy viktima dhe ka bërë që afërsisht 200 mijë nxënës të mbeten pa mësim.

    Stuhia godet pjesën lindore të Spanjës,  dhe një pjesë e mirë e vendit dhe  arkipelagu Baleares u vunë në gjendje alarmi për shkak të stuhisë që shkaktoi erëra të fuqishme të ftohta dhe rredhje dëbore.

    Në rajonin e Valencias, 194 bashki vendosën të mbyllin shkollat për 191 300 nxënës.

    Aeroporti i Alicante-s u mbyll sërish të dielën pasdite dhe të hënën për shkak të stuhisë, ndërkohë që u mbyll javën e kaluar për shkak të një zjarri.

    Stuhia shkaktoi problem edhe në autostrada dhe linja hekurudhore.

    Sipas Agjencisë Meteorologjike spanjolle, stuhia pritet të zgjasë deri të mërkurën.