Aksident te “ Ura e Shkozës”, bllokohet trafiku

    Një aksident ka ndodhur në Tiranë te vendi i njohur si ´´Ura e Shkozës´´, pak më parë.

    Mësohet se një urban është përplasur me një taksi dhe kjo e fundit ka përfunduar në trotuar, në derën e një banese si pasojë e përplasjes së fortë.

    Taksia ka pësuar dëme në pjesën e pasme, ndërsa dëmet e urbanit janë më të pakta.

    Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Si pasojë e aksidentit është rënduar trafiku rrugor.