Dënohet me 17 vjet burg boksieri shqiptar, u kap me dy ton kokainë

    Boksieri kosovar David Cufaj është arrestuar në 18 janar në qytetin peruan të Kaljos. 27-vjeçari u arrestua bashkë me katër të dyshuar të tjerë, teksa dy javë më parë ishte dënuar me 17 vjet burg pasi kishte tentuar të trafikonte dy ton kokainë.

    Policia e ka identifikuar Cufajn si një financues, koordinator dhe mbikëqyrës i një dërgesë që përmbante dy tonë kokainë, destinacioni i fundit i së cilës ishte Evropa.

    Në shoqërinë e tij ishin Marko Antonio Ljamas Mariskal dhe Aldo Ivan Roman Diaz, si dhe vëllezërit Paolino.

    Mediat peruane raportuan për drogën e transportuar nga Cufaj në .Vlera e dërgesës u vlerësua në 174 milion dollarë. Droga ishte e paketuar në asparag të konservuar për t’u dërguar në Belgjikë.

    Lidhja e boksierit me shpërndarjen e organizuar të narkotikëve është e provuar. Kontake të tjera ai ka pasur me shtetasin boshnjak, Smail Sikal, i cili u kap me një ton e gjysmë lëndë narkotike.