Ë rëndë në Itali/ Shqiptari godet me thikë vëllain: Na i harxhoi të gjitha paratë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku sherri mes dy vëllezërve shqiptarë ka përfunduar me plagosjen e vëllait të vogël. 33-vjeçari me iniciale E.Sh. goditi me thikë vëllain e vogël, pasi sipas tij ai kishte shpenzuar të gjitha paratë që kishin fituar.

    Ngjarja ka ndodhur stacionin e trenit teksa E.Sh. e la vëllain e vogël dhe e la atje me plagë, ndërsa rasti u pa nga të gjithë kalimtarët.  33-vjeçari u arrestua, nën akuzën e plagosjes me pasoja të rënda.

     Ndërkohë vëllai 30-vjeçar është shtruar në spital me një mushkëri të shpuar nga goditja e shkaktuar me thikë kuzhine. Atë e gjetën  fillimisht kalimtarët në rrugë, pasi ishte braktisur nga vëllai. I plagosuri nuk ka dashur të tregojë versionin e vërtetë të ngjarjes në polici, duke thënë se ishte rrëzuar nga biçikleta, por hetimet zbuluan gjithçka.

    Përgjegjësi i ngjarjes E.Sh. u arrestua në shtëpinë e një miku në një komunë pranë Casertas. Ai u gjurmua dhe më pas arrestua.