Kejsi rikthehet me Stresin? Ja postimi me unazë diamanti që ngriti dyshimet

Një foto e postuar në Instagramin e Kejsit ka ngritur dyshime se ajo dhe reperi Stresi janë rikthyer bashkë.

Kejsi ka postuar një foto ku në gishtin e saj duket një unazë e madhe diamanti dhe e ka shoqëruar me mbishkrimin  “Se një femër duron shumë”. Nuk dimë nëse dhe në këtë rast Keisi e ka pasur këtë mbishkrim si mesazh për reperin apo jo.

Të shumta kanë qenë reagimet e ndjekësve teksa një prej tyre i ka lënë këtë koment: “Vdiqe me tregu unazën sa e djegur booo”.

Pas këtij komenti ka ardhur dhe një reagim nga Keisi e cila shkruan: “Është unaza ime”.

Por pas këtyre reagimeve, Kejsi i ka fshirë menjëherë edhe mbishkrimin edhe komenet.

Nuk e dimë ende ç’ka ndodhur, por ky postim i Kejsit na futi në mendime.