Merr flakë makina në Pogradec, raportohet vetëm për dëme materiale

    Një makinë ka marrë flakë teksa ishte në ecje ditën e sotme në qytetin e Pogradecit.Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit.

    Zjarrëfikësja ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, teksa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale.

    Sipas policisë, shkak për zjarrin mund të jetë bërë një defekt teknik.