Modelja e njohur bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë një djalë

Modelja e njohur Ashley Graham është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka dhënë ajo vetë në një postim në Instagram, ku falenderon ndjekësit për mbështetjen.

“Të shtunën në orën 6, jetët tona ndryshuan përgjithmonë. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen gjatë kësaj periudhe”, shkruajti Ashley.

Ashley e cila numëron 10 milion ndjekës në Instagram dhe është kthyer në frymëzim për vajzat dhe gratë, e ka sjellë në jetë fëmijën të shtunën.

Mirëpo lajmin modelja vendosi ta ndajë ditën e hënë.

Modelja është e martuar prej 9 vitesh me regjisorin Justin Ervin.