Përfundon aktiviteti i sotëm që u zhvillua në nder të viktimave të 21 janarit 2011

    Përfundon aktiviteti i sotëm që u zhvillua në nder të viktimave të 21 janarit 2011

    Një grumbull njerëzish ecën përgjatë Bulevardit ”Dëshmorët e Kombit”, për të përkujtuar kështu viktimat.

    Kujtojmë se protesta e 21 janarit 2011 nisi si marsh i qetë protestues, por përfundoi me katër viktima. Nëntë vite më parë Garda e Republikës së Shqipërisë u tregua e dhunshme ndaj protestuesve të Partisë Socialiste, ku la të vdekur katër persona.

    Gjithçka nisi rreth orës 14:00 , kur protestuesit përshkuan rrugën në këmbë nga sheshi “Skënderbej” deri para objektit të Kryeministrisë, pasi policia kishte ndërmarrë masat që të mos lejonte asnjë autobus të vazhdonte më tej.

    E gjitha u nis pas skandalit me videon Meta – Prifti, ku flitej për koncesion dhe kjo shtyri që të organizohej një protestë kundër këtij korrupsioni siç e quante atëherë Partia Socialiste.

    Turma nisi me thirrje kundër kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë, filloi hedhja e gurëve dhe sendeve të forta në drejtim të forcave të rendit.