Arrestohet shqiptari, rrahu dhe përdhunoi prostitutën 10 vite më parë

    Policia italiane ka arrestuar një 41-vjeçar shqiptar pas 10 vitesh kërkim pasi sulmoi dhe dhunoi një prostitutë në në provincën e Cremoneses.

    Kjo ngjajre e rëndë ka ndodhur që në vitin 2010, por vetëm ditën e djeshme autoritetet arritën të identifikonin autorin me anë të AND-së së tij.

    Shqiptari mori një prostitutë në makinë ku pasi e përdhunoi, ai i grabiti telefonin, 300 euro dhe mjetet e saj të identifikimit.

    Vajza që ra pre e agresionit ishte me origjinë rumune dhe u dërgua në spital ku mjekët specialistë arritën të merrnin AND-në e agresorit gjatë ekzaminimit të trupit dhe rrobave të saj.

    Për vite me radhë rezultatet e testit mbetën të panjohura deri sa oficerët e RIS në Parma arritën të gjenin një korrespondecë me AND-në e shqiptarit të arrestuar.